Vlorë, kapet 250 kg hashash

30/11/2010 14:10

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme policia e Vlorës së bashku me anti drogën ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 250 kg hashash të presuar, të cilat ndodheshin në një kamioncinë me targa të Vlores.

Kamioncina tip Mercedes Benc me targa  VL 1449 D i cili po vinte nga qyteti i Sarandes eshte ndaluar nga anti droga e Vlores ne zonen e qafes se Dukatit kur kjo kamioncine ishte duke ardhur per ne Vlore. Nga burimet e policise se Vlores dhe ne rruge operative hashashi i presuar, i cili ndodhej nen shasine e kamioncines vinte nga Lazarati dhe ishte i paketuar ne 250 pako me nga 1 kg secila.

Ne kete operacion te koduar “Era e Malit” jane vene ne pranga dy persona te cilet ndodheshin ne kete kamioncine, te cilet jane nga qyteti i Vlores, perkatesisht Andrea Gjika 35 vjec dhe Gezim Papa 36 vjec. Per te dy personat eshte prere masa e arrestit.

Top Channel