Itali, aksident, vdesin tre shqiptarë

30/11/2010 21:45

Një aksident rrugor në Barit të Italisë ka shkaktuar vdekjen e tre shtetasve shqiptarë.

Bëhet fjalë për vëllëzërit Luan e Idajet Talaj si dhe shtetasin Fatlum Nutaj.

Tre viktimat ishin duke udhëtuar me një zetor teksa janë përplasur për vdekje me dy furgona.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel