Tirana feston Natën e Bardhë

29/11/2010 20:30

Për të shtatin vit radhazi në Tiranë po festohet Nata e Bardhë, që do të shoqërohet me aktivitete të shumta të organizuara nga bashkia e Tiranës.

Në qendrën multifunksionale të kryeqytetit, fëmijët do të shkrijnë talentin e tyre para të rriturve me këngë dhe piktura.

Ndërsa në urën e madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po organizohet një koncert me këngë popullore dhe serenata korcare, që do të zgjasë rreth shtatë orë.

Ndërkohë, në zonën e ish-bllokut, të apasionuarit pas muzikës moderne do të mund të dëgjojnë hitet më të suksesshme të vitit, nën performancën e di xhejëve më të njohur.

Gjithashtu, gjatë natës do të ketë aktivitete tek Galeria e Arteve, si dhe ekspozita që do të tregojnë zanatet e vjetra të kryeqytetasve.

Risia e kësaj feste janë artet marciale. 20 luftëtarë profesionistë dhe amatorë do të zhvillojnë ndeshje miqësore para publikut.

Top Channel