I riu ka nevojë për gjak, spitali apel për ndihmë

29/11/2010 21:00

Një emergjencë për gjak është verifikuar mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak të kryeqytetit.

Një i ri me një grup gjaku të rrallë ndodhet në gjëndje të rëndë dhe drejtuesit e spitalit kanë bërë apel për ndihmë.

“Djali ka një grup gjaku të rrallë, AB negativ dhe në spital nuk ka rezerva. Bëjmë thirrje për ndihmë”, ka deklaruar shefi i repartit të reanimacionit, Mihal Kërci.

Top Channel