Bulqizë, fshatrat mbesin pa energji

29/11/2010 10:45

Fshatrat e 4 komunave në Bulqizë prej mbrëmjes së djeshme kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se reshjet e dendura me stuhi kanë dëmtuar linjat e tensionit të lartë.

Sipas informacioneve të fundit është dëmtuar në një gjatësi 30 metrash aksi Ura Cerenecit-Gjoricë.

Po ashtu nga moti i keq mbeten të bllokuara komunat, Ostren, Fushë-Bulqzië, Shupenzë dhe Zerqan.

Top Channel