28 nëntori, Krasniqi uron Topin

27/11/2010 18:15

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi dërgoi një mesazh urimi me rastin e 28 nëntorit homologut të tij shqiptar, Bamir Topi.

Në urimin e tij, Krasniqi shprehet se në këtë festë nderojmë dhe respektojmë thellësisht atdhetarët dhe luftëtarët shqiptarë të cilët me veprën e tyre u kthyen shqiptarëve identitetin kombëtar.

Krasniqi shkruan në urimin e tij se 28 nëntori i sivjetëm përkoi edhe më liberalizimin e vizave dhe uroi që 28 nëntori i ardhëshëm ta gjejë Shqipërinë në BE.

Top Channel