Mocioni me debat, konferenca nuk merr vendim

26/11/2010 15:25

Konferenca e Kryetareve te Grupeve Parlamentare nuk ka rënë dakord për caktimin me konsensus të një date, kur në Kuvend të zhvillohet mocioni me debat, i kërkuar nga Partia Socialiste për cështjet e integrimit.

Kreu i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci, ka kerkuar qe debati te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur, por demokratet kerkuan me shume kohe per t’u pergatitur dhe kane propozuar qe debati te zhvillohet nga fundi i dhjetorit. Negociatat per daten mes Gramoz Rucit dhe Astrit Patozit, jane ende te hapura, por koha e tyre eshte e kufizuar deri te enjten. Sipas Rregullores, ne rastin kur kryetaret e grupeve nuk arrijne mirekuptim per caktimin e dates, Kryetari i Kuvendit e propozon ate ne seance dhe deputetet vendosin me votim te hapur.

E sigurt eshte se debati per ceshtjet e integrimit do te kryhet ne 4 javet e ardhshme, pasi Rregullorja percakton se ai nuk mund te zhvillohet me vone se 30 dite nga paraqitja e mocionit, pra jo me vone se data 24 dhjetor.

Top Channel