Delijorgji dhe Pinari në burg

26/11/2010 13:55

Gjykata e Tiranës rrezoi kërkesën edhe kërkesat e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit për të lënë ambientet e 313 e për t’u kthyer në shtëpi, pasi sikurse ata këmbëngulën ata u kishin përfunduar afatet e paraburgimit.(UPDATE)

Gjykatesi Besnik Hoxha e argumentoi vendimin e trupës gjyqesore me aryetimin se kerkesat e avokateve kishin mangesi proceduriale, pa dhene detaje se cilat ishin ato

Menjëhere pasi Hoxha shpalli këtë vendim, ku doli se gjykata as qe ishte ulur t’i numeronte ditet ne qeli te te akuzuarve edhe pse sipas mbrojtjes ata mbahen prej tre muaj ne menyre te jashteligjshme ne qeli, Ylli Pinari ne heshtje dhe i zhgenjyer ia drejtoi vete duart policit qe e shoqeronte qe t’i rivinte prangat. Realisht prej javesh vendimi i skadimit te afateve ne paraburgim, po shmanget qe nga Gjykata e Larte e deri tek gjykata qe po shqyrton ne themel dosjen “Gerdeci”.

Gjykata e Larte gjate vleresimit te mases se sigurise ishte shprehur qe te llogariten edhe 88 dite kur dosja ishte ne kete gjykate perpara se te kalonte per gjykim ne Shkallen e Pare si dhe ditet e pushimeve verore dhe dimerore. Por kur Minxolli i paraqiti nepermjet avokatit listen e plote ku numeroheshin se afati prej 12 muajsh ne paraburgim eshte kaluar prej tre muajsh, gjykata e Shkalles se Pare nxorri veten nga situata duke u shprehur se ky vendim i takonte ta jape nje gjykate tjeter. Mirepo edhe gjykatesi tjeter Besnik Hoxha, gjeti rrugedalje per mos ta dhene verdiktin me te njejten monedhe me te cilen luajne shpesh edhe avokatet, proceduren juridike.

Top Channel