Spahiu: Ja kriteret për përzgjedhjen e kryetarëve

25/11/2010 14:55

Nenkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka bërë të ditur kriteret e reja të përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave.

Sipas Spahiut, kandidateve do t’u vlerësohet puna 2-vjecare si dhe do t’u realizohet nje seancë degjimore. Numri dy i KLD-së, u shpreh se, nuk do te kete promovime, pa patur nje sistem vleresimi ndaj tyre.

Spahiu deklaroi se do e kete ndeshkime per ata kryetare gjykatash qe nuk do te realizojne sistemin e ri te vleresimit te gjyqtareve. Gjate nje takimi te zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda ai prezantoi edhe kryetaren e komanduar Etleva Deda, e cila do te zevendesoje perkohesisht ish-kryetarin Dritan Hallunaj i zgjedhur tashme ne KLD.

Top Channel