Milo: Ja e vërteta e “Korfuzit”

25/11/2010 20:40

Historiani Paskal Milo, pas një pune disavjecare, ka publikuar një libër që jep një version të ri mbi incidentin e Korfuzit, për të cilin Shqipëria është penalizuar nga gjykata ndërkombëtare.

Sipas Milos, në atë ngjarje kanë qenë njësoj përgjegjëse si Shqipëria, ashtu edhe Britania e Madhe.

“Është e pamundur që një libër të ketë të vërtetën absolute. Me këtë libër unë s’kam dashur të fyej njeri, por të ushtroj profesionin tim. Kam dashur t’i shkoj deri në fund të vërtetës”, ka deklaruar Milo.

Hipoteza e tij mbështetet edhe nga studiuesit e tjerë. “Nuk ishte edhe aq i thjeshtë përceptimi ynë, e patën fajin britanikët, e patën shqiptarët. Jo, faji ishte i të dyja palëve”, është shprehur Nevila Nika.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe historiani Arben Puto, sipas të cilit nëndetësja s’mund të kalojë fshehurazi në ujëra territoriale.

“Ka një kufizim, është e drejta e kalimit paqësor të anijeve tregtare dhe atyre luftarake. Ndërsa nëndetëset duhet të lundrojnë në sipërfaqe”, ka nënvizuar ai.

Top Channel