Berisha: Rama, kundër interesave të shqiptarëve

25/11/2010 11:00

Nis seanca maratonë e parlamentit ku po diskutohet për buxhetin.Kryeministri Sali Berisha që në fillim të fjalës së tij, sulmoi kryetarin e opozitës Edi Rama, se po mbron interesat e bizneseve të tij dhe jo të shqiptarëve.

Berisha theksoi se qëndrimi i qeverisë mbetet institucional ligjor dhe se kryetari i PS prej kohësh po vepron vetëm për pushtetin e tij.

“Ju bëj thirrje deputetëve të opozitës që të votojë buxhetin që i përkushtohet qytetarit shqiptar që synon që krahas portofolit familjar, t’i ofrojë cdo qytetari një portofol të dytë për fëmijët e tij në mënyrë që ata të shkollohen më mirë se kurrë. Ky buxhet ka rritur në mënyrë thelbësore investimet për arsimin për shkollën dhe shënon një rritje 8 përqind për shkollimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave”, tha kryeministri.

Kryeministri premtoi rritjen e pagave të arsimtarëve, rritjen e pensioneve, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor.

Berisha theksoi se buxheti parashikon investime ne industri, si dhe ne shtimin e produkteve bio. “Vendi ka nevoje per vizion, ju i ofroni kutite, ne i ofrojme horizont per t’u kapur. Ky eshte dallimi dhe qendrimi yne”, tha Berisha.

Duke folur per rruget, kryeministri theksoi se rruga Tirane-Elbasan mbetet perparesia kryesore e qeverise. Po ashtu ne vemendje kryesore mbetet vazhdimi i ndertimit te boshtit te jugut.

Top Channel