Banda e Lushnjës, burg përjetë

25/11/2010 15:10

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Arben Boricin për gjashte vrasje te kryera ne kuader te organizates kriminale dhe pjesëmarrje në organizatë duke e dënuar ate me katër dënime të përjetshme në një burg të sigurisë së lartë.

Te njejtin denim per te njejtat akuza mori edhe Ilir Stergu, i akuzuari tjeter i te ashtuquajtures Banda e Lushnjes. E vetmja pafajesi qe dy te pandehurit arriten te sigurojne prej gjykates ka lidhje me akuzen e dhunimit te varreve, ose thene ne gjuhe jo juridike, gjykata pushoi ceshtjen per shetitjen e kokes se Artur Dajes, per shkak se vepra ishte parashkruar ne kohen qe dosja u dergua ne gjykate.

Ne fakt vrasja e Artur Dajes dhe me pas dhunimi i kufomes se tij, sipas prokuroreve ka qene nje nder ngjarjet me makabre te kryera nga banda, e nenvizuar fort nga akuza pergjate procesit. Por ne fund procedurat juridike ua hoqen prokuroreve kete mundesi.

Gjykata e Krimeve te Renda denoi gjithashtu me 18 vjet burg Afrim Hoxhen, por i lehtesoi atij akuzen e vrasjes se Xhevat Demirit ne kuader te organizates kriminale. Po keshtu Erjon Cici i cili po vuan denimin me pjesen e pare te Bandes se Lushnjes mori denimin me 10 vjet burg per shkaterrim prone me zjarr, por qe ne bashkim te denimit te meparshem atij i behen 25 vjet burg.

Ketij te akuzuari i pushohet akuza per pjesemarrje ne organizate kriminale, pasi per kete eshte denuar ne procesin tjeter. Denimin me te ulet e mori Arjan Alico me 8 vjet heqje lirie per vjedhje me dhune. Jorgo Muzaka u denua me 10 vjet burg. Nderkohe i vetmi i pandehur qe ndodhej ne salle gjate shpalljes se 100 faqeve te vendimit ishte Rexhep Gina. Ai u shpall i pafajshem per pjesemarrje ne organizate, dhe fajtor per vrasje me paramendim per te cilen mori 16 vjet burg. Duke i shtuar edhe denimin e armembajtjes pa leje ne total Gina mori 18 vjet burg.

Gjykata pranoi ne vendimin e saj se krijimi perfundimtar i asaj qe me pas u quajt si Banda e Lushnjes kulmoi nga vrasja e vellait te Aldo Bares, Ramadan Shkurti dhe pergjate viteve te mepasshme te pandehurit visheshin edhe si police per te krijuar bindjen ne qytet se ishin te paprekshem dhe se ata ishin shteti. Ne fund te seances avokatet njoftuan se do te apelojne vendimet.

Top Channel