Tiranë, shpërthen automjeti në ecje

24/11/2010 12:00

Një automjet i tipit Mitsubishi është shkatërruar plotësisht në pjesën e parë të tij, në afërsi të Fakultetit Ekonomik në kryeqytet. (UPDATE)

Policia thote se ka derguar me urgjence ne spital shtetasin A.S., nderkohe ende policia nuk mund te sqaroje arsyet e verteta te shperthimit. Drejtuesi i mjetit ka marre plage te renda kryesisht ne gjymtyre. Mjeket thane se ka demtime serioze ne kembet e tij, por eshte jashte rrezikut per jeten.

Hetimet paraprake ne vendin e ngjarjes me kompanine e specializuar per shperthimet eksplozive, arriten te dallojne gjurme te lendeve eksplozive.

Paraprakisht mendohet se nje sasi eksplozivi i eshte vendosur ne pjesen e perparme te automjetit, i cili ka shperthyer gjate kohes qe automjeti i shtetasit A.S. ishte ne ecje. Policia nuk eshte ende ne gjendje te vertetoje se si eshte kryer aktivizimi i eksplozivit. Ajo eshte duke hetuar ne lidhje me ngjarjen dhe pret marrjen ne pyetje te te demtuarit i cili mund te hedhe me shume drite ne lidhje me ngjarjen.

Pistat paraprake mendohet te jete nje hakmarrje personale ndaj drejtuesit te mjetit, ndersa pritet sqarimi i rrethanave te ngjarjes, por nuk perjashtohet as pista e atentatit per shkak te detyres.

Top Channel