Prokuroria: Tre muaj burg për Tacin

24/11/2010 15:05

Tre muaj burg për biznesmenin Rezart Taci, si edhe për dy truprojat e tij, është kërkesa e bërë nga ana e prokurorisë së Tiranes, në lidhje me dhunimin ndaj gazetarit Mero Baze.

Pretenca u dha paraditen e se merkures ne gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, pas shqyrtimit gjyqesor disa mujor te ketij procesi. Prokuroria e ka cilesuar fajtor biznesmenin Taci, si edhe dy truprojat e tij, per akuzen e goditjes per shkak te detyres dhe kerkojne burgosjen e tre te akuzuareve te ketij procesi.

Prokurori Gjergji Trako, duke lexuar konkluzionet perfundimtare te prokurorise ngriti pretendimin se ne sallen e gjyqit jane sjelle prova te mjaftueshme per akuzen e ngritur. Gjykata tha se do te shprehet me vendimin perfundimtar javen e ardhshme.

Top Channel