Aldo Bare sulmon prapë Berishën

24/11/2010 16:20

Një javë pasi kërcënoi kë të mundte nga kafazi Aldo Bare ka vijuar të flasë me të njëjtën gjuhë për shtetin që sipas tij bën shoping erotik, ndersa nuk harroi që sërish të sulmojë kryeministrin, përgjatë procesit, ku ai ndodhet i vetëm nën akuzë pa bandën e tij.

Kur gjykatesja Fatmira Hajdari e pyeti te pandehurin se perse nuk ndodhej ne salle avokati i tij Vladimir Mece ai ju pergjigj se mbrojtesi duhet te ishte semure. Por pas ketyre toneve te qeta, kur zonja Hajdari i kujtoi atij seancen e kaluar ku ai sipas gjykateses u soll keq, Bare iu rikthye gjendjes se te merkures se kaluar.

“Vetë më cënuat për sjelljen time. Unë jam sjellë si shqiptar, ndaj kam ardhur këtu, nuk jam as poliagjent (referuar kryeministrit Berisha).Familja ime është degjeneruar, nuk kemi as ilace të mbajmë prindërit që kanë kaluar në depresion, kurse shteti shkon nepër shopingje erotike të mbajë familjarët e vet”, tha i pandehuri Bare.
   
Pas ketyre toneve duke qene se avokati mbrojtes i Bares nuk ishte, procesi u shty per javen tjeter.

Top Channel