KLD kontroll gjyqtarëve

23/11/2010 17:05

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi gjatë një konference për shtyp, se gjatë një kontrolli të 350 gjyqtarëve shqiptarë, një pjesë e mirë rezultuan të kenë kryer shkelje gjatë gjykimeve të veprave penale të vrasjes me paramendim dhe korrupsionit.

Numri 2 i KLD-së, per te ruajtur konfidencialitetin nuk dha emra dhe as nje shifer te perafert te gjyqtareve.

“Procedurat marrin kohë dhe gjyqtarët vazhdojnë të gjykojnë. Ndaj duhet të respektojmë të gjitha fazat e parashikuara nga ligji”, tha Spahiu.

Nënkryetari i KLD-së deklaroi se te drejten per nisjen e procedimit disiplinor e ka vetem ministri i Drejtesise si i vetmi autoritet qe njeh ligji. Inspektimet e KlD-se, i kane kaluar per shqyrtim kesaj ministrie.

Top Channel