Korcë, Majko: Peleshi kandidat

22/11/2010 20:55

Pandeli Majko ka dënuar nga qyteti i Korcës aktin e shkatërrimit të rrugës në qendër të qytetit, ndërsa e ka konsideruar këtë veprim me prapavijë politike që vjen në prag të fushatës elektorale.

Majko ka thënë se kjo fushatë për zgjedhjet vendore nuk duhet të jetë e tensionuar edhe pse në Korcë ka nisur si e tillë.

Ai ka konfirmuar publikisht se kandidati për kryetar bashkie i Partisë Socialiste do të jetë kreu aktual, Niko Peleshi.

“Prishja e troturarit bëhet për motive politike. Fushata elektorale nuk duhet të karakterizohet nga një klimë e tillë. Kryetari aktual Niko Peleshi do të jetë kandidati ynë edhe këtë herë”, ka deklaruar Majko.

Top Channel