PS: LSI po vjel shëndetësinë

21/11/2010 15:30

Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi ka shigjetuar sërish ministrin e shëndetësisë Petrit Vasili, duke e akuzuar se po shkatërron shëndetësinë shqiptare nëpërmjet klientelizmit.

Shalsi ka akuzuar për lidhje farefisnore të ministrit me pronarin e kompanisë Megafarma, i cili brenda një viti ka nëntëfishuar fitimet e kompanisë së tij .

“Kompania “Megafarma” është në pronëesi të Hasim Hamzaraj, i cili është djali i dajës së Petrit Vasilit. Ka arritur të shumëfishojë xhiron nga një në nëntë milionë euro vetëm brenda një viti”, është shprehur Shalsi.

Shalsi akuzon direkt, kreun e Lëvizjes Socialsite për Integrim Ilir Meta që sipas tij bën avokatin mbrojtës të Vasilit, kur në fakt ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për blerjne e selisë së partisë në zonë të shtrenjtë të Tiranës.

“Të shpjegojë Iir Meta se pse djali i dajës së ministrit të tij arriti brenda një viti të dominonte tregun e ilaçeve në Shqipëri. Godina ku Ilir Meta ka vendosur zyrat e partisë së tij është blerë mbi 1.2 milionë euro.”

Top Channel