Fier, vendorët dëm 150 milionë lekë

21/11/2010 10:45

Inspektimet e fundit në Fier lidhur me administrimin e fondeve do të sjellin probleme për punonjësit e gjetur në gabim. Sipas Auditit, pritet të ketë propozime për largime nga puna, për masa ndëshkimore, por edhe për ndjekje penale.

Kontrollet e Auditit të Brendshëm pranë Prefekturës së Fierit kanë zbuluar një dëm prej 150 milionë lekësh shkaktuar nga njësitë e qeverisjes vendore.

Për shumë nga shkeljet e gjetura prej Auditit janë propozuar me dhjetëra largime, paralajmërime dhe ndjekje penale.

Sasia e dëmit të sipërcituar është shkaktuar për periudhën janar-shtator 2010.

Kjo ka rezultuar nga kontrollet e ushtruara prej Auditit të Prefekturës Fier.

Shefi i këtij Auditi, Dervish Baraj shpjegon se shkeljet që janë konstatuar janë kryesisht në vjeljen e taksave vendore në komuna dhe bashki.

Baraj ka sqaruar gjithashtu se këto shkelje dhe dëmet e shkaktuara në këtë nëntëmujor kanë ndikuar në propozimin për dhjetë largime nga puna për punonjësit e administratës së 17 njësive të qeverisjes vendore.

Top Channel