NATO, “ok” antiraketave

20/11/2010 12:00

NATO miratoi propozimin amerikan për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes antiraketë. Kjo është edhe një fitore diplomatike e presidentit Barak Obama, i cili tha se ky sistem do te siguroje nje mbrojtje per te gjithe vendet anetare te NATO-s.

Shefi i Shtëpisë së Bardhe tha se ky sistem do ta bëjë Evropën dhe Botën më të sigurt

“Kemi rënë dakord të zhvillojme një sistem mbrojtës nga raketat, që është mjaft i fuqishëm për të mbrojtur të gjithë popullatën e vendeve të NATO-s dhe SHBA-ve”, tha Obama.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se sistemi do të kushtojë 273 milionë dollarë, gjatë një periudhe 10-vjecare.

Madje kreu i aleances ftoi edhe Rusine te bashkepunoje ne kete projekt .

Ky pakt eshte nje prej arritjeve më të rëndësishme e presidentit Obama që nga marrja e postit 2 vjet më parë.

Top Channel