Tregtarët: Kasat pa doganë

19/11/2010 16:20

Për vendosjen e kasave fiskale shoqata e tregtarëve jep një tjetër propozim që nuk cënon as biznesin dhe as arkën e pushtetit.

Sipas tyre qeveria duhet te heqë taksat per keto lloj pajisjesh.

Shoqata e Tregtarëve mendon se venia e kasave eshte nje procedure e nevojshme per uljen e informalitetit nga ana e biznesit.

Gjithashtu pajisja me kasa dhe leshimi i faturave per konsumatoret do te garantoje dhe cilesine e produkteve dhe sherbimeve qe konsumatoret marrin nga biznesi. Per keto arsye tregtarët jane pro vendosjes se kasave por me cmime me te lira.

Top Channel