PDK: Na vodhën votat në Shkodër

19/11/2010 15:55

Një vit pasi Partia Demokristiane bëri publik pretendimin për vjedhjen e votave të saj në qarkun e Shkodrës gjatë procesit të numërimit, kryetari Nard Ndoka denoncoi mungesën e hetimit nga ana e drejtësisë.

Sipas tij, mungesa e transparencës për zgjedhjet e shkuara tregon kokëfortësinë e mazhorancës për t’u fshehur pas makinacioneve të pushtetit.

“Nga ekspertiza e procesit të numërimit të vetëm në qarkun e Shkodrës PDK konstatoi se kësaj partie i janë grabitur më shumë se 5 mijë vota, pra një mandat deputeti, ndërsa vetë PD-ja i kishte shtuar vetes më tepër se 11 mijë vota. Mbajtja pezull e hetimit të zgjedhjeve, kur vendi është në krizë, tregon më së miri se pushteti nuk është i interesuar për zgjidhjen e krizës, por per qëndrim në pushtet përmes konfliktit dhe makinacioneve të pamoralshme të pushtetit”, tha Ndoka.

Top Channel