Mediu: Të ndryshoje Kodi Zgjedhor

19/11/2010 16:10

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kerkuar ndryshime ne Kodin Zgjedhor, ne prag te zgjedhjeve lokale. 

“Te hiqet pragu elektoral prej 30 përqind si ‘non sens’ politik që është pasojë e kodeve zgjedhore që miratohen vetëm në Shqipëri. Formula e shpërndarjes së mandatit të këshillave vendorë të zëvendësohet me atë të vitit 2007. Votat për partitë politike dhe individët të përcaktohet sipas atyre që kanë votuar dhe jo sipas formulave partiake”, tha Mediu.

Kreu i Republikaneve deklaroi se ne mungese te bashkepunimit mund te dale ne zgjedhje edhe jashte koalicionit qeverises.

“Ne duhet të përgatitemi sikur do të kandidojmë të vetëm. Do të jemi në koalicion vetëm nëse nuk shkelen interesat e Partisë Republikane”, tha Mediu.

Top Channel