Gërdeci, të akuzuarit drejt lirisë për afatet

19/11/2010 14:55

Cështja e afateve të paraburgimit të të pandehurit Dritan Minxolli kthehet në një lojë ping-pongu mes gjykatës, avokatëve dhe prokurorisë.

Kur avokati mbrojtes i Minxollit kerkoi lirimin e menjershem te tij, pasi sipas tij i pandehuri po mbahet ne menyre te kundraligjshme prej 89 ditesh, gjykata u terhoq te jepte nje vendim, i cili ne fakt nuk u dha. Kryetari i trupes gjyqesore, tha se ka nevoje per kohe per te llogaritur afatet e paraburgimit, duke e shtyre vendimin per ne daten 24 nentor.

Kjo shkaktoi revoltimin e  avokateve, te cilet braktisen procesin ne forme proteste. Por,nje dite para se te shpallet vendimi, nese do lirohet apo jo Dritan Minxolli e per pasoje edhe te tjeret pas tij, nje gjyqtar tjeter Besnik Hoxha po ne shkallen e pare do te rivleresoje masen e sigurise per te tre te pandehurit Pinari, Ngjeci e Minxolli, pas ankimimit te tyre po per ceshtjen e afatit. Koha e paraburgimit, e cila ka qe ne muajin maj qe po diskutohet, po shmanget nga njera gjykate ne tjetren. Kur te pandehurit u ankuan se u kishin perfunduar afatet e paraburgimit qe jane perkatesisht sipas kodit te procedures penale vetem 12 muaj, Gjykata e Shkalles se Pare dhe Apeli i thane jo lirimit te tyre.

Gjykata e Larte nuk tha as po as jo, por e riktheu per rivleresim ne Gjykaten Penale te Tiranes, por la nje dere hapur drejt lirise per te akuzuarit duke thene se si kohe paraburgimi gjykata do llogarise kohezgjatjen ne paraburgim te secilit kohen qekur aktet u derguan ne Gjykaten e Larte , pra 13 marsin 2009. Ne fakt prokuroria dhe gjykata, gjate kesaj kohe llogarisnin si kohe paraburgimi per Pinarin, Delijorgjin, Ngjecin dhe Minxollin diten kur dosja u percoll nga Gjykata e Larte ne gjykaten e Tiranes eshte qershori 2009, duke qene edhe argumenti i vetem i mos lirimit te tyre.

Por nga ana tjeter gjykata e larte ka ruajtur edhe nje surprize tjeter per hetuesit dhe gjykatesit e ceshtjes Gerdeci, duke cilesuar si te paligjshme afatin e 70 diteve mbajtje ne paraburgim te 3 te pandehurve, qe jane lejet dhe pushimet e duke lene keshtu si kohe ne paraburgim te ligjshem vetem 1 vit e 89 dite.

Ne keto kushte, procesi ndaj te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit, nga nje hetim ligjor mbi pergjegjesine e te arrestuarve per kete ngjarje te rende eshte shnderruar ne nje kurs matematike, per llogaritjen e diteve te paraburgimit per 4 te pandehurit kryesore. Zvarritja e procesit dhe me pas perllogaritja e afateve te paraburgimit ka qene gjithmone nje karte e forte per avokatet ne fitimin e lirse per klintet e tyre.  

Top Channel