Durrës, moti i keq pengon anijet e peshkimit

19/11/2010 10:40

Moti i keq në Durrës ka penguar punën e anijeve të vogla të peshkimit.Këto lloj mjetesh nuk janë lejuar të dalin sot në det, ndërsa dy anije që kanë dalë prej ditës se djeshme për peshkim janë urdhëruar të kthehen në port.

Sipas kapitenerisë së portit, situata paraqitet e vështirë, pasi deti është me forcë 5-6 ballë.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se nuk ka probleme me mbërritjen e trageteve.

Top Channel