Tirana pa drita, konflikt mes OST dhe CEZ

18/11/2010 16:00

Gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e para të ditës së enjte në shume zona të kryeqytetit ka munguar energjia elekterike. Por Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë thotë se mban përgjegjësi për kufizimet vetem per oret e mbremjes, pas nje defekti te shkaktuar nga kushtet e veshtira atmosferike.

“Dje pati një problem në disa zona të Tiranës, pasi edhe moti ishte me shkarkime. Por kjo nuk ka lidhje me fidra të vecantë”, tha Sokol Ramadani, administrator i OST-së.

Administratori i OST-se sqaron se kufizimet e energjise elektrike, ne shume zona te Tiranes, gjate ketyre diteve nuk kane ardhur prej tyre por nga CEZ. Por zedhenesja e CEZ thote se mungesa e energjise elektrike ne zonen e Tiranes se Re, Selite dhe Shkoze, ka ardhur si pasoje e defekteve ne rrjetin e transmetimit.

Zyra e Shtypit ne CEZ ka sqaruar se rrjeti eshte tejet i amortizuar se ne shume qytete por edhe zona rurale, hasen probleme me furnizimin me energji elektrike. CEZ paralajmeron se kufizimet e energjise elektrike do te vazhdojne.

Top Channel