SHBA, kryeson albumi i Susan Boyle

18/11/2010 12:30

“The Gift” e anglezes Susan Boyle ka qenë albumi më i shitur në SHBA gjatë javës së fundit. Këngëtarja e bërë e famshme në 2009-ën pas një audicioni në programin “Britain’s Got Talent”, ka shitur 318 mijë kopje të CD-së së saj.

Zbret në vend të dytë “Speak Now” e Taylor Swift (212 mijë).

Ndjekin Kid Cudi me “Man on the Moon II” (169 mijë), “Now 36” (89 mijë) dhe Bon Jovi me “Greatest Hits” (88 mijë).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB