PS shton akuzat ndaj Vasilit

18/11/2010 00:20

Opozita ka vijuar denoncimin e asaj që e quan “megaaferë” korrupsioni me tenderat e ilaçeve.

Deputeti Eltar Deda ka kerkuar serish shpjegime nga Ministry i Shëndetësisë, Petrit Vasili për përfitimin e 3 milionë eurove nga kompania “Megapharm” për ilaçet e të sëmurëve nga kanceri.

“Tenderat për ilaçet për të sëmurët kancerogjenë, janë vonuar plot 6 muaj nga Petriti i Ilir Metës në mënyrë që këto tendera të majmë të fitoheshin nga një kompani afër ministrit të Ilir Metës, Megaopharma e megakorrupsionit. Si e shpjegon Petrit Vasili dhe Ilir Meta që Megapharma ka përfituar plot 3 milion euro nga ilaçet e të sëmurëve me kancer?! Si e justifikon Petriti i Ilir Metës faktin që Megapharma e megakorrupsionit nuk importon vetë asnjë nga 8 medikamentet për të sëmurët kancerogjenë, që i ka fituar ai, ndërkohë që nuk ka marrë as autorizimin nga prodhuesi siç e përcakton ligji?! Një pyetje për Petrit Vasilin dhe avokatin e tij Ilir Meta: Çfarë lidhje keni ju zotërinj me Megapharma që sot është simbol i megakorrupsionit në shëndetësi?”, deklaroi në një konferencë për shtyp deputeti socialist, Eltar Deda.

Top Channel