Pranga vrasësit të anëtarit të bandës së Lushnjës

18/11/2010 09:40

Prokuroria e rrethit të Lushnjës ka zbardhur vrasjen e Gerti Lalës i njohur me nofkën ‘Iriqi’ që njihej dhe si pjesëmarrës në bandën e Aldo Bares.

Mbas shume hetimesh dhe kerkime me metoda te specializuara mbremjen e djeshme eshte konkretizuar operacioni i kapjes. Prokuroria e Lushnjes ne bashkepunim me komisariatin e policise se Lushnjës kanë ndërtuar mbremjen e djeshme dhe njehere skenen e vrasjes se Gerti Lales mbremjen e 8 korrrikut.

Policia ka shoqeruar shume persona dhe ka nxjerre perpara se emes dhe motres se viktimes dy nga personat qe dyshoheshin se kane vrare personin ne fjale.

Mbas rreth 6 ore eksperimentesh e ema e viktimes ka qene e bindur per nje nga te shoqeruarit. Ai eshte Orgest Bilbili 20 vjec.Ajo ka qene mese e bindur se Bilbili eshte nje nga autoret e vrasjes.Bilbili ka qene me pare i denuar per plagosje me thike te nje te riu.

Sipas burimeve te sigurta nga policia e Lushnjes mendohet se Bilbili eshte futur nga persona te tjere per te kryer kete vrasjen te cilet kane patur hasmeri me Banden e Lushnjes.Policia po punon per zbardhjen e personave te tjere te implikuar ne kete ngjarje te cilet kane bashkepunuar me Bilbilin.

Top Channel