Kelly Osboune: Urreja veten time
18/11/2010 17:20
Këngëtarja Kelly Osbourne ka rrëfyer se kritikat që ka marrë në të kaluarën për shkak të peshës së saj, bënë që të urrente veten deri në atë pikë sa filloi edhe drogën.
“E kuptoj që të gjykohesh nga të tjerët bën pjesë në profesionin tonë, por kritikat e ashpra më thyen zemrën dhe më shkatërruan vetëbesimin”, shprehet Kelly.
“Isha kaq e nevrikosur për gjërat që njerëzit thonin për mua sa mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore që përfundova në rehabilitim tre herë. E urreja veten time”, vazhdon vajza e Ozzy Osbourne.
26-vjeçarja, e cila e kalonte ditën duke ngrënë patate të skuqura dhe biskota, ka arritur më në fund të ketë një peshë optimale, megjithëse pranon se vazhdon të ketë dobësi për picat.
Top Channel