Harry Potter nuk këshillohet për fëmijë
18/11/2010 11:00
Fëmijë qendroni në shtëpi! Kjo është këshilla që japin ekspertët pas shfaqjes së “Harry Potter dhe dhuntitë e vdekjes – pjesa 1”, filmi i shtatë por jo i fundit mbi magjistarin e Hogwards.
Filmi sjell në ekran vetëm një pjesë të librit që mbyll serinë e J. K. Rowling, pas përplasjes finale dhe përfundimtare mes Harry e Voldemort, që do të jetë në pjesën 2.
Skenat horror në këtë pjesë bëhen edhe më të shumta teksa filmi shkon drejt finales.
Sipas ekspertëve, filmi këshillohet të shikohet nga fëmijë mbi 10 vjeç.
Top Channel