
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka vënë në skenë premieren e Otellos, nje nder veprat me te njohura te Giuseppe Verdi.
Por defekti në dy nënstacionet e Tiranës ka bërë që shfaqja të ndërpritet për pak minuta, pasi në sallë ka mbretëruar errësira.
“Otello”, eshte ngjitur ne skene e TKON nga artistet shqiptare ne bashkepunim me ata italiane. Otello u interpretua nga Leonardo Gramegna, Desdemona nga Mariana Leka, Jago: Ylber Gjini dhe Emili: Manjola Konjari.Mjeshtri koncertues qe dirigjoi shfaqjen ishte Alessandro D’Agostini.
“Otello” eshte vepra e parafundit e Giuseppe Verdi-t. Libreti i saj eshte shkruar nga Arrigo Boito, bazuar ne kryevepren me te njejtin titull te letersise boterore te ëilliam Shakespeare. Opera do te rivihet ne skenen e TKOB edhe ne datat 19, 21 dhe 23 Nentor ku do te interpretojne artiste te tjere.
Top Channel