Vanessa Williams, “Shtëpiake e Dëshpëruarâ€
17/11/2010 13:25
Sezoni i shtatë i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara” mendohej se do të ishte i fundit, por krijuesi i këtij seriali, Marc Cherry, ka nënshkruar një kontratë edhe për dy vjet të tjera, deri në viti 2013.
Vanessa Williams është ajo që do i japë gjallëri serialit të famshëm.
“Efekti i saj ndihet që në xhirimet e para”, shprehet Felicity Huffman (Lynette) për Williams.
“Duke sjellë protagoniste të reja, Cherry po mban gjallë serialin”, thotë Marcia Cross (Bree), duke iu referuar “shtëpiakes” së re.
Williams do të ketë rolin e Renee Perry, shoqe e Lynette, por edhe rivale e saj.
“Më pëlqejnë personazhet e këqinj sepse në fund të fundit janë persona normalë”, shprehet 47-vjeçarja.
Top Channel