Tiranë-Durrës, plagosen dy persona

17/11/2010 13:45

Dy këmbësorë janë aksidentuar rëndë gjatë kalimit të trafikndarëses në superstradën Tiranë-Durrës, në dy aksidente të ndryshme.

Ngjarjet rrugore ndodhen ne mbikalimet e Sukthit dhe Maminasit, ne nje hark te shkurter kohor. Mesditen e sotme nje furgon taksi me targa te Beratit ka perplasur nje 60 vjecar nga Paskuqani i cili eshte derguar ne Tirane per ndihme mjekesore. Bexhet Tota ka qene duke kaluar rrugen kur i ka dale perpara furgonit, drejtuesi i te cilit nuk ka mundur ta shmange perplasjen me te.

Nderkohe e njejta situate rrugore eshte krijuar edhe ne mbikalimin e Sukthit, pasditen e kaluar ku nje 31 vjecar mbeti i plagosur rende nga nje automjet Benz me targa te Tiranes qe drejtohej nga Gezim Kuliçaj. I demtuari u perplas me makinen menjehere sapo kishte kapercyer trafikndaresen.

Fenomeni i kalimit nga nje krah i superstrades ne tjetrin ndonese eshte kthyer prej kohesh ne nje burim aksidentesh me pasoja te renda deri ne gjymtim e vdekje per kembesore te moshave te ndryshme, vazhdon te jete i pranishem pergjate te gjithe kesaj rruge nacionale.   

Top Channel