Portman: Bukuria është e mërzitshme

17/11/2010 09:35

Aktorja Natalie Portman urren kur njerëzit e gjykojnë nga pamja e jashtme dhe nuk arrin të kuptojë se si për shumë meshkuj bukuria është kaq e rëndësishme.

“Bukuria mund të jetë një pengesë, sidomos kur ajo është gjëja e vetme që të intereson, por jam gjithashtu e ndërgjegjshme që bukuria në profesionin tim të ndihmon të gjesh punë”, shprehet Portman.

“Kur je me një mashkull i cili është i fiksuar pas bukurisë së tij ose pas bukurisë tënde, kjo bëhet diçka e mërzitshme”, thekson Natalie Portman.

Top Channel