Firth: Gati një “Bridget Jones” i ri

17/11/2010 17:40

Një tjetër “Bridget Jones”, pas Ditarit në 2001-shin dhe vijimit të tij në 2004-n, “The Edge of Reason”.

“Skenaristët janë duke punuar dhe filmi do të bëhet”, është shprehur Colin Firth.

Aktorit britanik i ka shpëtuar informacioni për vijimin e serisë së njohur me Helen Fielding, gjatë transmetimit të filmit “The King Speech” në American Film Institute.

Sipas tij, në episodin e tretë do të jenë edhe Zellweger e Hugh Grant.

Top Channel