Ekzekutohet publicistja hollivudiane
17/11/2010 04:25
Publicistja hollivudiane, Ronni Chasen u qëllua për vdekje në Beverly Hills vetëm pak minuta pas përfundimit të festës së premierës së filmit, “Burlesque”.
Ajo ishte qëlluar disa herë me armë zjarri brenda makinës së saj tip Mercedes në “Sunset Boulevard”.
64 vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen.
Ronnie Chasen ka luajtur rol të rëndësishëm në prapaskenat e disa filmave që kanë fituar edhe cmime Oskar.
Top Channel