Vlorë, Qetësorit i hiqen prangat

16/11/2010 12:20

Qetesor Ferunaj, arrestuar nga policia për ngjarjet në Orikum dhe Dukat do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ai është dërguar mëngjesin e së martës në gjykatë për t’i dhënë masën e sigurisë dhe prokurori Dritan Marku i kerkoi gjykates masen e detyrim paraqitje, ashtu si edhe te ndaluarve te tjere te kesaj ngjarje.
 
Vendimi eshte pritur me gezim nga disa dhjetra banore te Dukatit qe qendronin jashte ambienteve të Gjykatës së Shkallës se Parë, Vlorë.

Me gjithë arrestimet e kryera banoret e Dukatit thone se do te vijojne protestat deri ne njohjen e te drejtes se pronesise se tokave qe ata pretendojne.

Top Channel