Radcliffe nuk pëlqen Hollywood

16/11/2010 20:20

Aktori Daniel Radcliffe, i cili u bë i famshëm për interpretimin e magjistarit Harry Potter, tregon se nuk do mund të jetonte në SHBA.

“Theksi im amerikan është i mirë, por nuk mendoj se do mund të jetoja në Amerikë. Kalifornia është e mrekullueshme dhe dielli shkëlqen gjatë gjithë kohës, por unë jam anglez dhe dashuroj Londrën. Më pëlqen jeta ime atje”, shprehet 21-vjeçari.

Aktori ka deklaruar se është i gatshëm për projekte të tjera: “Dua të bëj diçka interesante. Kam marrë pjesë në një film të madh për dhjetë vjet dhe tani jam i gatshëm për një projekt më të vogël dhe më të shkurtër.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA