Pa viza në zonën shengen

15/11/2010 16:30

Pas datës 15 dhjetor, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në zonen Shengen.

Por sa te informuar jane shqiptaret, mbi rregullat e levizjes se lire, dhe si e shohin anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian?  Sipas te dhenave te nxjerra nga nje sondazh i mbeshtetur nga fondacioni Soros, ku jane intervistuar  rreth 2500 persona, ka rezultuar se te rinjte e moshes 18 deri ne 29 vjec dhe banoret e zonave rurale jane te painformuar mbi rregullat e udhetimit dhe te qendrimit, dhe nje pjese e madhe e te rinjve kerkojne te qendrojne ne BE, nese kane nje pune te sigurt dhe te ligjshme.

Numri i qytetareve qe do te levizin ne zonen shengen pritet te dyfishohet ne gjashte muajt e ardhshem, dhe sipas studimit shihet qarte se egziston nje prirje e te rinjve per t’u larguar nga Shqiperia ne rast se gjejne nje pune te sigurt ne Bashkimin Europian.

Drejtori i Institutit EUNACAL, Alban Nelaj thotë se rezulton se 44 përqind e shqiptarëve që duan të udhëtojnë në Evropë, duan të takojnë të afërm, 34 përqind e tyre shkojnë për turizëm, 9 përqind për biznes, 8 përqind për studime dhe 4 përqind për të kërkuar punë.
 

Top Channel