Berisha: Oferta e PS, në Kuvend

15/11/2010 11:35

Vetëm pak momente pas deklaratës së KE për zgjidhjen e krizës politike, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Sali Berisha.

Ndryshe nga sa ishte shprehur të shtunën, se nuk do të merrte parasysh oferta që bien ndesh me vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën, sot Berisha ka deklaruar se oferta e opozitës do të shqyrtohet me vëmendje në Parlament.

“Ka një Parlament dhe dokumentin që zotëria e tij dorëzoi më 20 tetor, që mbante datën e 14 shtatorit, më duhet të pres para se ta komentoj. Dua të shoh propozimin e tij dhe ne mbetemi të hapur për shqyrtim serioz të ofertave të opozitës, të cilat do të shqyrtohen me seriozitet dhe rigorozitet”, ka pohuar Berisha.

Top Channel