Berisha: Infrastruktura në Tiranë, e mjerueshme

15/11/2010 10:35

Kryeministri Sali Berisha mbledh KRRTRSh-në për planin rregullues të unazës së madhe të Tiranës.

“Duhet të vendosim moton që të ndërtojmë një infrastrukturë moderne. Tirana nuk ka përjetuar braktisje totale si këto 4 vitet e fundit, duke mos i ekspozuar dot thesaret e cmuara që ka sepse është lënë pas dore”, tha Berisha.

Sipas tij, Tirana është kryeqyteti me trafikun më të rënduar në botë dhe ka një kryebashkiak, i cili për 3 mandate nuk ndërtoi dot një parking, ndërsa theksoi se infrastruktura e kryeqytetit është e mjerueshme.

“Rama t’u kërkojë falje qytetarëve, pasi projekti për unazën duhet të kishte filluar prej një viti”, tha Berisha.

Kryeministri theksoi se pjesa veriperëndimore e unazës do të jetë me 8 korsi,pasi është pjesë e rrugës së Abrit.

Top Channel