Apeli i KE-së: Zgjidhni krizën

15/11/2010 15:10

Komisioni Europian bën thirrje që mazhoranca dhe opozita të zgjidhin ngërcin politik në vend, duke ju referuar ofertës së fundit të Partisë Socialiste për hetim vetëm të kutive me materiale zgjedhore. (UPDATE)
 

“Ne po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e fundit. Ngerci politik sic u theksua ne vleresimin qe publikuam me 9 nentor eshte problemi kryesor per Shqiperine qe pengoi perqendrimin e perpjekjeve per te bere  reformat e domosdoshme te vendit, si per qytetaret e saj ashtu dhe per integrimin  europian. Jemi te shqetesuar nga zhvillimet e fundit dhe Komisioneri Fyle mirepret si tryezen e fundit mbi reformen elektorale qe u organizua ne Shqiperi ashtu dhe, sic permendet ju, inisiativen e liderit socialist te premten qe shkoi. Ne shpresojme se kjo do te shihet si nje mundesi qe nuk duhet humbur nga te dy palet. Shumica qeverisese dhe opozita duhet te angazhohen dhe te punojne bashke, ne menyre te tille qe nje zgjidhje perfundimtare, afatgjate, te gjendet duke i dhene fund ngercit politik qe ka penguar deri tani Shqiperine qe te ndjeke plotesisht perspektiven e saj europiane”, tha Angela Filote, zedhenese e Komisionerit per Zgjerim Stefan Fyle.

Filote sqaroi se teorite per nisjen e mundshme te protestave te dhunshme nga opozita jane te papranueshme.

”Na vjen keq qe egzistojne ende disa zera te tille, qe bejne thirrje per te tjera gjera,  e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc, edhe per qytetaret, qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike duke mundesuar qe te gjitha mekanizmat ne vend te punojne teresisht per antaresimin e plote te shqiperise  ne BE, sepse ne besojme se Shqiperia mund te arrije, ende, vendet e tjera te rajonit qe jane me te avancuara per kete faze”, tha Filote.

Opinioni i Komisionit Europian analizoi, javen e kaluar, se vendi nuk ishte ende gati per te nisur procesin e anetaresimit ne BE. Kerkesa e Shqiperise per te fituar statusin kandidat rivleresohet nga Komisioni ne nentor 2011.

 Pergatiti ARTA TOZAJ

 

Top Channel