Anëtarët e KLD-së, përplasje në konferencë

15/11/2010 10:05

Përplasje mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë në konferencën kombëtare të gjyqësorit.

Një nga inspektorët e KLD-së tentoi që të nxjerrë jashtë salle mediat, duke kërkuar që do të ishin të pranishme vetëm në fjalën e kryegjyqtares Shpresa Becaj.

Anëtarët e gjykatës së Lartë ishin kundër këtij qëndrimi, duke kërkuar praninë e mediave në sallë dhe duke theksuar se KLD nuk e organizon mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme pritet të zgjidhen 5 emra nga 30 kandidatë, që janë në garë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. një prej kandidatëve sjell me vete dy fëmijë me foton e tij stampuar në bluza.

 

Top Channel