Varfëria vret katër fëmijë

11/11/2010 15:00

Humbja e jetës së katër fëmijëve, ka tronditur gjithe banoret e Sukthit. Ata tregojne se si ka gjetur fëmijët brenda shtëpisë.

Fqinjet e tyre thone se nena e femijeve ishte e divorcuar dhe punonte naten vone per te siguruar ushqimin e vogelusheve.

Prane shtepise se vogel ku u gjeten trupat e pajete te kater femijeve te familjes Xheka, ne Sukth jane grumbulluar fqinjet, por edhe shoket e kater vogelushëve qe sot kane nderruar jete. Edhe pse shiu nuk ka pushuar asnje moment, banoret e Sukthit kane qendruar prane shtepise duke derdhur lot por edhe duke fajesuar pushtetin vendor per mungesen e ndihmes ndaj kesaj familjeje.

E ema e kater femijeve kishte disa kohe qe  nuk jetonte me bashkeshortin e saj me te cilin kishin probleme. Gjendja e veshtire ekonomike, ka detyruar mamane e tyre te punonnte mbremjeve ne restorante, para qe i shpenzonte per te ushqyer femijet e saj.

Shoket e klases se Robertit ,djalit me te madhe te famijles Xheka kujtojne se mbremjen e se merkures kishin luajtur sebashki dhe ishin ndare duke i premtuar njeri-tjetrin se te nesermen do te takoheshin serish. Roberti kujdesej per vellanë dhe motrat e tij me te vogla, te cilet qendronin mbremjeve te vetem ne shtepi.

Top Channel