Uji rrethon Tiranën

11/11/2010 15:55

Reshjet e dendura të shiut që kanë filluar që gjatë orëve të natës që kanë vazhduar me intensitet edhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme kanë sjellë përmbytje edhe në zonat periferike të kryeqytetit, në Bathore.

Sipas banoreve ne oret e para te mengjesit niveli i ujit arriti deri ne 1 meter. Ata thone se kurre nuk jane permbytur keshtu me pare. Banoret thone se jane ankuar disa here prane bashkise se kesaj zone por nuk kane marre pergjigje.

Permbytje ka pasur edhe ne zonen e Paskuqanit, ne Vore si edhe pergjate autostrades Tirane-Durres. Nën ujë jane te gjitha oborret e shtepive por fatmiresisht banesat kanë mbetur ende te paprekura. Edhe nje pjese e rrugeve jane permbytur teresisht duke e bere te pamundur kalimin. Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile Leonard Olli thote se edhe situata ne periferi te kryeqyteti eshte e rende. Sipas tij ne keto zona jane nisur ekipet e ndihmes, por perqendrimi me i madh eshte ne veri te vendit.

Top Channel