Tension në Orikum, Basha: Do të zbatojmë ligjin

11/11/2010 13:00

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha reagon për situatën në Orikum, ku protestuesit janë përleshur me policinë, duke krijuar tension në zonë.

Sipas ministrit ligji do të zbatohet për cdokënd që e shkel atë. Ministr theksoi se banorët e Orikumit i kanë të gjitha instrumentat ligjore për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Opozita nuk duhet të përdorë skenarë për të nxitur tensione lokale”, tha Basha, i cili theksoi se askush nuk ka të drejtë të bllokojë akset kombëtare dhe të qëllojë mbi policinë.

Top Channel