Rama: Refuzimi i Evropës, shkak Berisha

11/11/2010 10:25

Pushtetarët lokale opozitarë protestuan sot para kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar cënimin e autonomisë vendore nga pushteti qendror.

Të grumbulluar para selisë së kuvendit, ku pas pak pritet të nisë seanca plenare e së enjtes, krerët vendore opozitarë akuzuan qeverinë se po i godet ata, duke i futur në konfliktin e kompetencave dhe duke shkelur kushtetutën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka ngarkuar me barrë fiskale të trefishtë biznesin. Sipas tij me këto ndërhyrje që po bën qeveria po humbasin sipërmarrësit, qytetarët, bashkitë dhe komunat.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Sali Berisha se ka ngarkuar me barrë fiskale të trefishtë biznesin. Sipas tij me këto ndërhyrje që po bën qeveria po humbasin sipërmarrësit, qytetarët, bashkitë dhe komunat duke kërkuar të ndalet furia talebane e qeverisë ndaj pushtetit vendor.

“Për arsye të korrupsionit, të cënimit të drejtësit, mediave, për arsye të një krize politike, për arsye të një qeverisje që ka vjedhur përfitimet e paligjshme na refuzuan kërkesën për statusin kandidat”, tha Rama.Sipas Ramës, qeveria po synon të marrë rob pushtetet vendore duke patur si synim marrjen e parave të qytetarëve. “Sot e tutje nisim protesta të pandalshme për të mbrojtur modelet tona të zhvillimit për të mos lejuar që me taksat e qytetarëve të pasurohet Berisha dhe oborri i tij”, tha Rama.

Protestuesit kërkuan anulimin e vendimit për biznesin e vogël dhe amendamenteve për taksat vendore.

Top Channel