Protestat në Orikum, pranga 24 vjecarit

11/11/2010 18:10

Policia e qytetit të Vlorës ka arrestuar pak më parë një 24 vjecar, nën akuzën e kryerjes së akteve të dhunës gjatë protestës në Orikum.

Sipas informacioneve të fundit, në pranga ka përfunduar shtetasi Medin Habilaj, i cili u kap në zotërim të dy bidonëve me benzinë dhe dhjetra shisheve të kthyera në molotov.

Banorët e Orikumit protestuan sot për të mbrojtur prona që ata i konsiderojnë të tyret. Gjatë manifestimit ata goditën me gurë policinë, e cila arrestoi disa prej tyre.

Top Channel