Orikum, policia qëllon në ajër

11/11/2010 10:50

Sërish incidente mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe protestuesve në Orikum. Dhjetëra të rinj që shkuan në Karaburun për të bllokuar rrugën po ndiqen nga policia.

Sipas informacioneve të fundit protestuesit kanë qëlluar me gurë ndaj policisë, ndërsa efektivët i janë kundërpërgjigjur me gaz lotjsellës.

Po ashtu mësohet se forcat blu të Vlorës kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për të larguar protestuesit. Disa prej tyre janë ndaluar nga policia, por situata mbetet ende e tensionuar.

Top Channel